
Një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike janë vënë në pranga nga policia e Korcës. Pesë persona janë arrestuar dhe një tjetër ndiqet në gjendje të lirë për shpërndarje në sasi të vogla dhe të mëdha të lëndëve narkotike te forta ne qytetin e Korcës dhe në shkollat e mesme.
Grupi qe kishte shtrire aktivitetin jo vetem ne qytet por edhe ne komunen e Pojanit duke shperndare lende te llojit heronine dhe metadon, eshte arrestuar nga policia kur te gjashte personat qe kane qene ne ndjekje jane kapur ne kushtet e flagrances.
Operacion policor i koduar rrjeta ka cuar ne kapjen e shtetasve Kleand Agolli, 33 vjec, Vasil Pengo, 28 vjec, Jetnor Selimllari 27 vjec, Bashkim Lico 45 vjec, Edison Kobellari dhe 22 vjecarja Atila K. Sipas policise ata jane kapur ne kushtet e flagrances duke shperndare heroine tek kryqezimi i nje majit ne qytetin e Korces dhe ne cilesine e proves jane seksuestruar 100 gramë heroine te bera gati ne doza dhe 10.8 gram metadon.
Top Channel