Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka përshëndetur vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në Ballkan, duke nënvizuar nevojën për praninë e mëtejshme politike, ekonomike dhe ushtarake amerikane në rajon.

KKSHA vlerëson se vizita e sekretares Hillary Clinton në Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë tregon përkushtimin e Amerikës ndaj vendeve të Ballkanit.

“Prania politike, ekonomike dhe ushtarake amerikane në vendet e Evropës Juglindore mbetet e domosdoshme për të siguruar që vendet e këtij rajoni të vazhdojnë reformat e nevojshme dhe të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare për t’u anëtarësuar sa më shpejt në strukturat Euro-Atlantike”, ka deklaruar nga KKSHA.

Drejtori ekzekutiv i këtij këshilli, Avni Mustafaj ka vlerësuar gjithashtu faktin se Clinton gjatë vizitës në Beograd i bëri të qartë presidentit serb Boris Tadiç se, “statusi, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshëm”.

Top Channel