KiE i pakënaqur me Shqipërinë

15/10/2010 19:35

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fule priti ministrin e Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto. Ministri deklaroi pas takimit se biseda u perqendrua tek heqja e regjimit te vizave.

Persa i takon opinionit mbi statusin kandidat te Shqiperise, burime konfidenciale nga Komisioni thone per TCH se deri ne keto momente vleresohet ne nivel jo te duhur, dialogu politik, miratimi i ligjeve te kerkuara dhe zbatimi i legjislacionit. “Ne morem vec ndjeshmerine se Komisioni do hartoje nje opinion qe do inkurajoje ne menyre te qarte vazhdimin e integrimit”, thekson ministri.

Nderkohe, burime te sigurta nga takimi Fule-Haxhinasto, tregojne se komisioneri per Zgjerimin eshte treguar shume i ashper. “Komisioneri u shpjegoi posacerisht se mungon dialogu politik dhe nuk funksionojne institucionet demokratike ne vend. Madje ai u tregoi se mund ta kuptonin edhe vete tashme se si do te ishte opinioni i Komisionit per Shqiperine, cfare nuk duhet t’i habiste, meqenese keto shqetesime Komisioni ia percjell autoriteteve shqiptare prej 6 muajsh”, rrefyen te njejtat burime per TCH.

Ministri Haxhinasto thote se per Komisionin, shqetesim mbetet kthimi i opozites ne Parlament qe ata te votojne ligje te rendesishme. Zyrtarisht, zedhenesja e komisionerit Fule, Angela Filote, sqaroi se, “komisioneri shprehu ndaj ministrit shqiptar shqetesimin per vazhdimin e ngercit politik ne Shqiperi”. Opinioni per statusin kandidat publikohet ne 9 nentor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA