Frika nga shqiptarët, “Bisha” në burgun e femrave

15/10/2010 00:10

Ivan Bogdanov, i njohur me pseudonimin “Bisha” dhe organizatori i trazirave në stadiumin “Marasi” të Xhenovas, si dhe autori i djegies së flamurit shqiptar, izolohet në burgun e femrave.

Sipas mediave italiane, Bogdanov u izolua në një burg femrash për shkak të pranisë së shqiptarëve në burgjet e meshkujve, të cilët nuk do të dëshironin në qelinë e tyre një serb, aq më tepër që u ka djegur edhe flamurin.

Tashmë “Bisha” ndodhet në burgun e femrave në Pontedecimo në pritje të formalizimit të arrestit dhe ditën e sotme pritet të ketë edhe prezantimin me avokatin mbrojtës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA