Formulari A3, ja kriteret e plotësimit

15/10/2010 08:50

Kuotat e parealizuara në fazën përfundimtare të fituesve nuk do të digjen. Kjo do të thotë që do të ketë një tjetër shans për kandidatët për studentë që nuk e lexuan numrin e identifikimit në asnjë prej listave të pranimit në fakultetet e vendit.

Vetëm dy ditë më parë në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi për rishpërndarjen e kuotave të mbetura bosh. Në të thuhet se vendet vakante do të rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Shpërndarja e kuotave do të realizohet nëpërmjet plotësimit të formularit të ri të aplikimit, që quhet A3.

Plotësimi Këtë formular do të kenë të drejtë ta plotësojnë vetëm ata kandidatë që kanë plotësuar formularin A2 dhe që nuk figurojnë të regjistruar në asnjë program studimi edhe pas mbylljes së fazës përfundimtare të regjistrimeve.

Kandidatët që do të vendosin të plotësojnë formularin A3 do të kenë në dispozicion më pak kohë seç kishin për plotësimin e A2.

Të paktën kështu kanë pohuar burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas MASH ky afat kohor do të jetë më i shkurtër për të mos humbur kohë dhe që kandidatët që do të shpallen fitues të mos mbeten mbrapa, duke qenë se viti i ri akademik ka nisur më 11 tetor.

Nëse në formularin A2 ishte lënë një hapësirë për të shënuar mesataren e katër viteve të shkollës së mesme, në atë A3 nuk do të ekzistojë një hapësirë e tillë.

Kjo, për shkak se ata që kanë plotësuar formularin e parë, e kanë bërë këtë “mbishkrim”, për pasojë kjo shifër nuk është e nevojshme të përsëritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA