Xavier Bout de Marnhac merr sot detyrën si shefi i ri i misionit evropian për rendin dhe ligjin në Kosovë, EULEX.

Ish-komandanti francez i KFOR-it zëvendëson në këtë detyrë bashkëkombasin e tij, Yves de Kermabon, i cili ka drejtuar misionin që prej vitit 2008.

“Po kalojmë në fazën tjetër të punës së EULEX. Gjatë udhëheqjes së shkëlqyer të shefit të parë, misioni është konsoliduar mirë dhe po ushtron plotësisht mandatin e tij”, ka deklaruar më herët De Marnhac.

Ai ka shtuar se prioritetet e tij do të jenë vendosja e ligjit në veri të Kosovës dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Top Channel