Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka shprehur bindjen e saj se Xavier Bout de Marnhac do përmirësojë performancën e misionit EULEX në sundimin e rendit dhe ligjit.

Në një mesazh që i ka dërguar gjeneralit francez, Ashton shprehet se De Marnhac do të ketë mbështetjen e BE-së dhe mbështetjen personale të saj.

Ndër të tjera baronesha britanike ka vlerësuar edhe punën e shefit të deritanishëm të EULEX, Yves de Kermabon.

“Vlerësoj përkushtimin e zotit Kermabon, i cili ka arritur rezultate të rëndësishme dhe shpesh herë në kushte të vështira”, ka shtuar Ashton.

Top Channel