Integrimit. Si një vend që pret një notë vlerësimi për statusin e vendit kandidat dhe ka marrë së fundmi votën pro për liberalizimin e regjimit të vizave, Shqipëria po vendoset nën një monitorim më rigoroz nga ana e Parlamentit Europian dhe partnerëve të saj.
Një gjë e tillë është nënvizuar qartë në takimin e ministrit të Jashtëm, Haxhinasto, me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Gabriele Albertini.
Sipas asaj që njofton ministria jonë e Jashtme edhe në këtë rast tonet kanë qenë optimiste dhe pozitive, të paktën sa i përket vullnetit për të përmirësuar gjërat.
“Albertini vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian dhe siguroi për vazhdimësinë e mbështetjes ashtu sikurse u dëshmua edhe me votën e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave”, citon Ministria e Jashtme takimin, ku me sa duket asgjë zyrtare nuk është përcjellë për integrimin si proces që ka përpara disa vlerësime konkrete.
Por nga ana e drejtuesit të Komisionit të Jashtëm ka ardhur edhe një kërkesë për zgjidhjen e krizës politike.
“Ka vështirësi që i përkasin situatës politike të brendshme që prodhojnë një paralizë të institucioneve parlamentare, po ky është një problem që po i afrohet zgjidhjes. Çështja e rezultatit të zgjedhjeve nuk vihet në diskutim, po është problemi i politikës së brendshme mes mazhorancës dhe opozitës. Do përpiqemi të gjithë që opozita të pranojë rregullat e lojës, pasi këto janë rregullat e demokracisë”, tha Gabriele Albertini.
Top Channel