Shtatë të dyshuarit për tragjedinë e një viti më parë në lumin Tisa, mes Serbisë dhe Hungarisë, kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre në gjykatë.

Gjatë seancës ata janë akuzuar nga prokurorët për pjesëmarrje në një grup kriminal, si dhe trafik të qënieve njerëzore.

Ata janë konsideruar përgjegjës për vdekjen e 18 shqiptarëve nga Kosova, të cilët përmes lumit Tisa kërkonin të arrinin në Hungari e më pas në vendet e tjera të BE.

Personat e akuzuar janë shtetasit Fatmir Pajaziti, Sheptjim Demaj, Avni Hajdari, Xhemajl Halilaj, Shaip Selmani, Ismail Krapi dhe Rabit Ajvazi.

Top Channel