Vizita e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton në Ballkan është shenjë e përkushitmit të SHBA-së ndaj rajonit dhe integrimit të tij në Evropë.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Zëdhënesi theksoi se Clinton dha porositë që politikanët në Sarajevë, Beograd e Prishtinë se duhen tejkaluar tensionet ekzistuese dhe ndarjet historike.

“Hapat e ardhshëm janë të ecet përpara drejt përfundimit të ndarjeve ekzistuese në ato shoqëri përmes dialogut, i cili në rastin e Serbisë dhe Kosovës në fund mund të sjellë njohje të ndërsjellë”, shtoi zëdhënësi.

Top Channel