Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar pasditen e sotme kundër djegies së flamurit shqiptar nga huliganët serbë në Xhenova të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, studentët u mblodhën në qendër të kryeqytetit kosovar duke mbajtur e valvitur flamurin kuqezi.

Të njëjtën gjë bënë dje në Tiranë disa dhjetra të rinj shqiptarë, të cilët protestuan para selisë së ambasadës serbe.

Top Channel