Nano: Axhenda e medias bëhet nga politika

14/10/2010 22:25

Duke shprehur mendimin e tij në emisionin “Top Story”, analisti Mustafa Nano deklaroi se në Shqipëri axhenda e medias përcaktohet nga politika dhe jo nga problemet reale që ka vendi.

Zoti Nano solli si shembuj situatën në arsim dhe në shëndetësi, që sipas tij janë në gjendje të mjeruar.

“Këtu axhenda e mediave përcaktohet nga politika dhe media nuk merret me problemet e vërteta të këtij vendi. Këtu arsimi po degradon dhe më mirë të shkosh në varreza se sa në sistemin shëndetësor publik”, deklaroi analisti Nano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA