Lame: Akuzat politike, PD e papërgatitur

14/10/2010 21:55

Mbështetësi i Partisë Socialiste, Artan Lame ka shprehur bindjen e tij se në situatën politike aktuale në vend më në vështirësi ndodhet Partia Demokratike.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Lame është shprehur se PD është gjetur e papërgatitur nga vala e akuzave të opozitës.

“Pesha specifike e akuzuave nuk më duket e njëjtë. PS gjatë pushimeve verore përgatiti këtë strategji dhe e publikoi në fund të gushtit. PD u kap e papërgatitur dhe ngeci tek cështja e deputetit Ilir Beqja”, ka deklaruar Lame.

Kjo e fundit sipas tij, përbën një rast të vecantë pasi deputeti socialist nuk rezulton i përfshirë në afera korruptive.

“Rasti “Beqja” nuk është si rastet e tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin. Vala e akuzave anon më tepër nga PD, që nuk di si ta përballojë këtë lum akuzash”, ka shtuar Lame.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA