Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është 13 shkurti i vitit të ardhshëm.

Ai tha se data e zgjedhjeve të parakohshme do të zyrtarizohet së shpejti dhe sipas tij, ajo reflekton një lloj pajtueshmërie mes forcave politike të Kosovës.

Në një prononcim për BBC, Krasniqi tha se autoritetet në Prishtinë nuk kanë asnjë arsye që të mos hyjnë në bisedime me Beogradin zyrtar, si palë e barabartë, meqë ato nuk kanë të bëjnë me statusin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, por me ngritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët e dy vendeve.

Kjo deklaratë e Krasniqit vjen pas takimit me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dje në Prishtinë, e cila bëri thirrje për fillimin e bisedimeve mes Kosoëvs dhe Serbisë për çështjet teknike, pavarësisht zhvillimeve të brendshme të tyre.

Top Channel