Policia e Kosovës ka arrestuar në ditët e fundit katër ish-anëtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për rrëmbimin e një biznesmeni.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave një prej të arrestuarve është agjent i Policisë së Kosovës, ndërsa një tjetër person i shpallur në kërkim nga Interpoli.

Sipas burimeve, ata dyshohen si përgjegjës për rrëmbimin e një biznesmeni nga Rrafshi i Dukagjinit, i cili ende nuk është gjetur nga forcat e policisë.

Megjithatë, saktësojnë burimet, agjentët kanë gjetur disa gjurmë dhe shpresojnë se do të arrijnë ta gjejnë së shpejti.

Për personat e arrestuar, Ahmet Neziraj, Faik Lulaj, Ilmi Lufaj dhe Gazmend Sylaj, gjykata ka dhënë masën e paraburgimit për 30 ditë.

Top Channel