Në vijim të fjalës së tij në “Top Story”, i ftuari Artan Hoxha u shpreh se indiferenca është arma më e mirë, që sipas tij mund të luftojë klasën politike shqiptare.
Zoti Hoxha tha klasa politike aktuale shqiptare është kjo që është dhe se nuk mund të zëvendësohen 100 përqind.
“Kjo është klasa politike, këta janë votuar dhe shanset për t’i zëvëndesuar 100 përqind nuk ka. Tensioni politik shfryhet në akuza reciproke për korrupsion dhe indiferenca është arma më e mirë përballë politikës së sotme”, tha zoti Hoxha.
Për Hoxhën situata në Shqipëri nuk është aq e errët sa duket. Ai zhvillimet e paraqitura në raportet e institucioneve ndërkombëtare iu atribuoi shoqërisë shqiptare e cila sipas tij ka arritur të ecë përpara me këtë klasë politike.
Opinioni i zotit Hoxha u kundërshtua nga analistët politikë, Nano e Lame të cilët thanë se pas 20 vjet demokraci institucionet në Shqipëri mbeten të varura dhe jashtë funksioneve të tyre.
Top Channel