Punonjësit e Akropolit në Greqi kanë refuzuar që të hapin dyert për turistët në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave, ndërsa kërkojnë rinovim të kontratave.

Ministria greke e Kulturës bëri thirrje për dialog dhe për hapjen e simbolit grek të lashtësisë që vizitohet cdo ditë nga dhjetëra turistë që vijnë nga e gjithë bota.

Policia greke ndërhyri për hapjen e portave, por hasi në rezistencën e punonjësve. Mësohet se forcat policore sulmuan edhe gazetarët e televizioneve që po raportonin ngjarjen për mediat e tyre.

Top Channel