Prej mëngjesit të së enjtes ka filluar në një fshat të Trikales në Greqi operacioni i kërkimit të thesarit aq të shumëpërfolur të Ali Pashë Tepelenës.
 

Ka me shume se dy muaj qe banoret e fshatit Vasiliki te Trikales,350 km në veri të Athinës jane vendosur ne qender te vemendjes se mediave vendase, por edhe atyre te huaja, pasi eshte paraqitur ne bashkine e zones nje greko-australian qe kerkon pasurinë e pashait te Tepelenes, sipas miteve te vjetra qe kane kaluar brez pas brezi per rreth 30 ton ar dhe bizhuteri qe ka fshehur pashai legjendar. Kerkuesi 65- vjecar ka paraqitur nje dokument teper te rendesishem historik dhe planimetrik qe ka ne zoterim dhe me pas gjithcka ne keto kerkime eshte autorizuar nga autoritetet e shtetit helen.

Kerkimi i thesarit eshte shtyre disa here per arsye te kohes se keqe, madje edhe sot sapo filloi u nderpre.

Faza e pare e procesit te kerkimit permban vendosjen e  nje kamere nen toke per te pare ne se ekziston thesari,ne cilin vend saktesisht eshte groposur dhe ne cfare sasie. Nese rezultati do te jete pozitiv atehere do te fillojne punimet me eskavatore dhe mjete te tjera per nxjerrjen e tij.

Banoret shprehen se Ali Pashai ka zgjedhur kete zone per te fshehur thesarin e tij per arsye se eshte vendi i prejardhjes te se dashures se tij ,zonjes Vasiliki,nga e cila ka marre emrin edhe fshati  dhe se nga ky vend kalonin karvanet me taksat e zones se Thesalise drejt Janines.

Gjithe thesari thuhet se eshte vendosur ne disa dhoma te vecanta nen toke . Ali Pashe Tepelena ka qene sundimtar i fuqishëm feudal ne Shqiperine Jugore, si dhe themelues i Pashallekut autonom te Janines.

Top Channel