Kreu i prokurorisë serbe për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic ka deklaruar se mundësia më e mirë për të arrestuar ish-gjeneralin Ratko Mlladic ka qenë në vitin 2006.

“Dështimi i kapjes së Mlladic ndodhi kur Rade Bullatovic, drejtor i Agjencisë Informative të Sigurimit, arrestoi Stanko Ristic, i cili fshihte ish-gjeneralin”, ka pohuar Vukcevic.

Sipas tij, persona në pushtet bënë që Mlladic të mos prekej, duke i lejuar atij arratisjen.

Top Channel