Tirana dënon djegien e flamurit

13/10/2010 19:40

Një ditë pas incidentit në stadiumin e Xhenovas, në Itali, ku tifozët serbë dogjën flamurin shqiptar gjatë ndeshjesh Itali-Serbi, ka reaguar Ministria e Jashtme shqiptare, e cila i ka dënuar këto akte duke shprehur keqardhje dhe duke i cilësuar ato si akte huliganësh.

“Natyrisht që jemi të pakënaqur. Është një ngjarje e pakëndshme, por është një tregues që huliganët ekzistojnë dhe do vazhdojnë të ekzistojnë”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i MPJ, Gazmend Turdiu.

Por a do të ketë qëndrime zyrtare nga Ministria e Jashtme shqiptare ndaj autoriteteve serbe lidhur me aktin e tifozëve serbë që cënuan rëndë dinjitetin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe përtej kufijve.

“Mendoj se nuk ka bazë të mjaftueshme për interpretime politike të papërshtatshme. Huliganët janë huliganë dhe përgjigjen për prishjen e rendit publik. Shqipëria nuk duhet të hyjë në kurthe të tilla që nuk janë aspak të dobishme”, ka theksuar Turdiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA