Ivan Bogdanov, udhëheqësi i ultranacionalistëve serbë në shkaktimin e trazirave në stadiumin e Xhenoas ku do të luhej ndeshja Itali-Serbi, deklaroi para autoriteteve italiane se nuk ka asgjë me Italinë, por me skuadrën e tij.

Bogdanov fillimisht nënvizoi të shkuarën e tij si ushtarak në Serbi.

“Kam një të shkuar si ushtarak në Serbi. E dua vendin tim dhe nuk kam asgjë kundër Italisë, por me skuadrën time”, deklaroi para policisë italiane Ivan Bogdanov.

30 vjeçari serb u ndalua teksa përpiqej të rikthehej në Serbi duke u fshehur në bagazhin e një autobusi tifozësh serbë. Gjatë trazirave të Xhenoas u dogj edhe flamuri shqiptar.

Top Channel