Protesta para ambasadës serbe
13/10/2010 19:50
Një protestë e vogël po zhvillohet në këto momente para selisë së ambasadës serbe në Tiranë.
Disa dhjetra të rinj janë mbledhur para përfaqësisë diplomatike të Beogradit, për të protestuar ndaj djegies së flamurit shqiptar nga një huligan serb.
Mbrëmjen e djeshme, në stadiumin e qytetit të Xhenovës, në Itali, një tifoz serb udhëhoqi aktet e dhunës, gjatë të cilave dogji edhe një flamur shqiptar.
Ndërkohë, Tirana zyrtare ka deklaruar se për këtë ngjarje nuk do të ketë një notë proteste zyrtare ndaj qeverisë serbe.
Top Channel