Qyteti i Prishtinës është zbukuruar gjithandej me flamuj shtetërorë të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mesazhe këto mirëseardhjeje për Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila arrin të mërkurën për vizitë zyrtare në Kosovë.

Qytetarët e anketuar në Prishtinë, sipas Telegraf, thonë se janë të nderuar me vizitën e zonjës Clinton dhe bëjnë thirrje për një pritje madhështore në emër të saj. Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara, në veçanti bashkëshorti i sekretares Clinton, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton kanë merita të veçanta për clirimin e Kosovës dhe pavarësimin e saj.

Vizita e Sekretares amerikane të Shtetit vlerësohet edhe nga politikanët si vizitë e një rëndësie të veçantë, për shkak se bëhet në kohën kur Kosova po kalon në disa procese mjaft të rëndësishme.

Top Channel