Shqiptarët mund të qëndrojnë në zonën shengen 90 ditë, njëherësh ose jo, në një periudhë 6-mujore.
Pas këtij afati ata mund të kthehen në vendin e tyre ose në një shtet tjetër jashtë zones shengen për t’u rikthyer sërish në gjashtë mujorin tjetër të vitit.
“Që nga casti i hyrjes, një person mund të qëndrojë 90 ditë në vendet e zonës shengen. Më pas ai duhet të kthehet dhe vetëm pas 180 ditëve mund të niset përsëri drejt vendeve të zonës ku mund të qëndrojë edhe 90 ditë të tjera”, tha sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu.
Nese shtetasit shqiptarë kerkojne te qendrojne me gjate se 90 dite ata duhet t’u drejtohen ambasadave për një vize te tipit D, e cila konvertohet me leje qendrimi. Ne rast se shtetasit shqiptare do te shkelin kete afat ateherë ata ndeshkohen me 5 vjet per te mos shkelur me jo vetem ne shtetin ku u kapen por ne te gjithe shtetet e zones shengen .
Turqiu sqaron se në rast se vihen re shkelje të tjera, ndëshkimi do të jetë në varësi të legjislacionit të vendit pritës.
Shtetasi shqiptar qe kerkon te udhetoje ne shtetet e zones shengen, duhet te kete fillimisht nje pasaporte biometrike, mjete te mjaftueshme financiare, mesatarisht 70 euro per dite qendrimi pervec strehimit, nje siguracion shendetësor, nje ftese, dokumenta keto qe verifikohen nga oficeri i kufirit ,i cili nese dyshon, kthen dhe nuk lejon kalimin e shtetasit shqiptar pertej kufirit .
Perfaqesues te levizjes te Levizjes Europiane ne Shqiperi u bejne apel institucioneve shtetërore per shperndarjen e informacionit mbi liberalizmin e vizave deri ne zonat me te thella, pasi askush nuk mund te punesohet ,te beje shkolle apo te kerkoje azil politik ne shtetin ku ai do te shkoje.
Top Channel