Kontrabanda e naftës, Prokuroria nis hetimet

13/10/2010 14:35

Prokuroria e Përgjithshme njofton ka nisur hetimin zyrtarisht për akuzat e kontrabandes së hidrokarbureve bërë nga deputeti Dritan Prifti në media.

Prokuroria njofton se ka thirrur ne prokurori deputetin Dritan Prifti per te dhene shpjegime ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e ceshtjes se hetimit. Pak dite me pare Dritan Prifti i ftuar ne emisionin ‘Top Story’ akuzoi direkt zevendesdrejtorin e pergjithshem te Policise Agron Kulicaj se qendron pas kontrabandes se naftes “Virgin”.

Prifti deklaroi se kjo kontrabande behej ne bashkepunim me doganat dhe tatimet dhe se per kete kishte njoftuar edhe kryeministrin Berisha. Bazuar ne keto deklarime te tij, Prokuroria e Tiranës dhe njësia Task Force kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, ka bërë regjistrimin e procedimit penal Nr 4155, për shpërdorim detyre dhe kontabandës, parashikuar nga nenet 248 dhe 174.

Ne deklarate thuhet se Prokuroria e Përgjithshme, rikujton edhe një herë në vëmendje të opinionit publik, se si institucion është gjithmonë e vëmendshme ndaj akuzave për korrupsion apo për shpërdorim detyre të cilat dalin në faqet e medias si dhe nga qytetarë të thjeshtë apo të veshur me pushtet politik. Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroritë Gjyqësore në rrethe, mirëpresin çdo informacion të vlefshëm që i shërben luftës kundër këtyre fenomeneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA