Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati u takua sot me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler dhe komandantin e Batalionit Shumëkombësh në veri, Frank Barrera.

Në këtë takim, Kastrati ka kërkuar vendosmëri nga autoritetet e rendit që të vendoset rendi dhe rregulli, në mënyrë që të gjithë qytetarët të lëvizin lirshëm dhe të kenë liri deklarimi politik.

“Mosfunksionimi i rendit dhe ligjit, veprimi i strukturave paralele, grupeve kriminale etj, ka bërë që situata të jetë ashtu si është sot”, tha Kastrati, duke shtuar se për këtë është përgjegjës administrata e UNMIK-ut në veri që nuk e ka kryer punën e vet, bën të ditur Telegraf.

Top Channel