Serbia i ka kërkuar zyrtarisht falje Italisë për incidentin e shkaktuar dje nga tifozët serbë në stadiumin e Xhenovas.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, në një bisedë telefonike me homologun Franco Frattini ka dhënë garancinë e tij se drejtësia serbe do t’i ndëshkojë huliganët.

“Autoritetet e Beogradit do të shtojnë kërkimet për përgjegjësit e dhunës dhe do të arrestojnë të gjithë kriminelët, të cilët do të marrin dënimin e merituar”, ka pohuar Jeremic.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka kritikuar policinë italiane për menaxhimin e gabuar të situatës.

“Ndërhyrja e policisë italiane mund të kishte qenë shumë më e mirë. Ata nuk duhet t’i kishin lejuar tifozët të hynin në stadium me sende të forta”, ka pohuar Dacic.

Top Channel