Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton kërkoi që liderët e Kosovës të bëjnë ndryshimet e duhura, të pajtohen me njëri-tjetrin, të zgjidhin problemet në veri për t’i shërbyer kështu integrimit të vendit.

Në një takim me gazetarë në Prishtinë, Clinton theksoi se duhen përmbushur shumë standarde për integrimin në Evropë, por është në interesin e Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara integrimi i mbarë rajonit në Union.

“Kini durim, punoni fort sepse këmbëngulja do t’ju sjellë sukses”, tha Clinton, duke theksuar se në vizitën që do të zhvillojë sonte në Bruksel, integrimi i Ballkanit do të jetë temë e rëndësishme e bisedave.

Sekretarja premtoi se do të vazhdojë punën e saj për të zgjeruar njohjen e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Top Channel