Një magazinë, në të cilën ndodhen qindra tonë produkte te falsifikuara, u sekuestrua në Athinë.

Operacioni u krye në rrugen ‘Dhimaraqi’ të lagjes Votaniko në kryeqytetin helen.Sipas informacioneve te para,ne magazine ndodhen sasi te medha me veshje te markave te ndyshme prestigjioze te falsifikuara.

Keto mallra mberrijne ne tregun grek prej kontrabandisteve nepermjet porteve italiane.Policia dhe task forca po numerojne kutite dhe mallrat e gjendura ne to. Burimet thone se verifikimi dhe numerimi i plote i mallit ne magazine do te kerkoje me teper se 10 dite.

Burime policore thane se magazine ka siperfaqe prej 2000 metrash katrore dhe eshte e mbushur plot me mallra kondrabande. Vlera e tatimeve te shmangura per pronareve te ketyre bizneseve llogaritet ne miliona euro.Ky eshte rasti i  dyte qe policia greke sekuestron sasi kaq te medha mallrash kondrabande ne kryeqytetin helen.

Top Channel