Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton u shpreh e inkurajuar nga fjalët e udhëheqësve në Prishtine dhe Beograd.

Duke iu referuar gatishmerise per dialog, zonja Clinton tha se ia kishte ritheksuar presidentit serb Boris Tadic, se ne kete dialog nuk do te diskutohet as statusi dhe as integriteti territorial i kosoves. Shefja e diplomacise amerikane gjate nje konference per shtyp me kryeministrin Hashim Thaci u shpreh teper optimiste se dialogu do te ishte fare prane. Ajo tha se pasi mori sinjale pozitive ne Beograd dhe Prishtine do t’i pervishej punes sonte dhe neser me koleget e BE-se ne Bruksel.

E pyetur mbi njohjet e reja, sekretarja Clinton tha se ekziston nje liste e vendeve shtese me te cilat Shtetet e Bashkuara do te kontaktojne. Sipas saj, GJND-ja zgjidhi ceshtjen e pavaresise njehere e pergjithmone.

“Mendoj qe dialogu eshte nje rast tjeter qe Kosova te tregoje punen e vet jo vetem si shtet i ri por dhe si demokraci. E pame kur Gjykata Kushtetuese mori vendimin dhe presidenti iu bind atij. Mendoj se do te kete me shume mbeshteje gjate muajve dhe viteve ne vazhdim” perfundoi zonja  Klinton.

Ajo la edhe porosi te tilla si p.sh qe Kosova te vazhdoje me nje plan transparent per privatizimin e PTK dhe KEK apo dhe me organizimin e  zgjedhjeve te drejta te lira dhe transparente, gje per te cilen premtoi dhe ndihme amerikane. Nderkohe qe nga kryeministri Thaci, sekretarja mori falenderime per kontributin e familjes se saj dhe per administraten ne te cilen punon.

Vizita e Sekretares amerikane te Shtetit vazhdon ne Manastirin e Gracanices dhe takimeve me kryetaret e komunave me shumice serbe, nderkohe qe gjate rruges nga aeroporti per ne kuvend ku do te takohej me kreret e shtetit, zonja Clinton ndaloi edhe te vendi ku eshte vendosur busti i bashkeshortit te saj Bill Klinton.

Top Channel