Berisha: 500 milionë USD për rrugët

13/10/2010 16:35

Kryeministri Sali Berisha konfirmoi ne mbledhjen e qeverise  se buxheti i vitit te ardhshem do te perqendrohet tek investimet ne infrastrukture.

“91 komuna ne vend  jane akoma te palidhura me rruge te asfaltuar me akset kombetare. Këto kërkojnë të ndertohen së paku 2 mije kilometra rruge,por nuk jane vetem keto 2 mijë kilometra sepse thellesisht dhe shume te kushtueshme jane aksi i jugut, rruga Tiranë-Elbasan, përfundimi i rruges se Arberit. Duhet t’u informoj se nga investimet 500 milionë dollare do t’i kushtohen rrugëve. Kerkoj qe buxheti te marre parasysh realitetin e madh te turizmit. Ne po përfundojme brenda ketij viti gjithe infrastrukturen nga Velipoja ne Ksamil”, tha Berisha.

Kryemistri gjithashtu deklaroi se qeveria do te vazhdoje me politiken e rritjes se pagave dhe pensioneve.

“Përparësia e dytë janë rrogat dhe pensionet që ne do t’i vazhdojmë t’i rrisim”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha gjithashtu premtoi nderhyrje ne skemën financiare te varferise duke u shprehur se ne fund te vitit 2011 nuk do te kete asnje qytetar me te ardhura me te vogla se 1.25 dollar ne dite. Berisha premtoi edhe skeme te zgjeruara te subvencionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA