Lëvizja qytetare “Zgjohu” në Maqedoni ka dënuar ashpër ksenofobinë serbe të shfaqur dje, me djegien e flamurit kombëtar shqiptar në stadiumin e Xhenovas, në Itali.

Sipas “Zgjohu”, ky veprim tregon se populli serb vazhdon të jetë i prapambetur dhe i infektuar nga nacionalizmi barbar.

“Shprehjet fashizoide kundër shqiptarëve, Kosovës dhe djegia e flamurit kombëtar shqiptar tregon barbarinë e serbëve, të cilët nuk kanë evoluar me hapin e civilizimit botëror”, ka deklaruar “Zgjohu”.

Lëvizja në fjalë e ka krahasuar këtë sjellje “shtazarake” me dyndjen e popujve sllavë në Ballkan në shekullin e shtatë, kur shkatërruan qytetërimin ilir në këto troje.

Gjithashtu, “Zgjohu” ka ftuar të gjitha organizatat analoge dhe partitë politike shqiptare që të mbajnë një protestë të përbashkët përpara ambasadës serbe në Shkup.

Top Channel