Trafiku i rënduar në Tiranë

12/10/2010 20:10

Tirana deri në vitin 2017 i ka të mjaftueshme rrugët ekzistuese llogaritur për numrin e automjeteve që ekzistojnë.

Rrugët nuk janë arsyeja e trafikut të rënduar në kryeqytet, vleresojnë ekspertët austriakë që asistojnë në Bashkinë e Tiranës.

Sipas tyre, shkaku kryesor janë mosrespektimi i kodit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, por dhe i këmbësorëve.

Kryetari i bashkisë, Edi Rama në një takim me drejtues të Univeristetit Politikenik dhe një sërë përfaqësuesish të shoqatave mjedisore, është shprehur se duhet nisur puna që në klasën e parë për ndërgjegjësimin qytetarë për respektimin e normave në vendin e tyre, ashtu sikundër, ata veprojnë kur dalin përtej kufijve të Shqipërisë.

“Është një problem që ka të bëjë me një ndërgjegje të caktuar shoqërore dhe me një nivel të caktuar qytetarie. Nuk është as numri i rrugëve, as numri i mjeteve. Tirana nuk do të kishte probleme me trafikun nëse qytetarët tanë do të silleshin sikur janë në Evropë”, është shprehur Rama.

Si shkaqe kryesore të trafikut, specialistët vlerësojnë, parkimin e gabuar, mosrespektimin e sinjalistikës, mungesën e një kontrolli të fortë të drejtuesve të automjeteve në rrugë si dhe informaliteti i furgonëve dhe taksive.

Në projektet e bashkisë së Tiranës është ndërtimi i korsive të dedikuara si për autobus dhe biçikleta në rrugët kryesore të qytetit, ngritja e qendrës së kontrollit të trafikut, por mbi të gjitha kërkohet ndërgjegjësimi qytetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA