Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka zhvilluar sot takimin e fundit me shefin në ikje të misionit EULEX, Iv de Kermabo.

Gjatë takimit, dy zyrtarët kanë vlerësuar bashkëpunimin mes qeverisë së Kosovës dhe misionit ndërkombëtar për rendin dhe ligjin.

Sipas një komunikate zyrtare, De Kermabo ka vlerësuar angazhimin e Thacit për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë.

De Kermabo do të largohet nga Kosova pas pak ditësh dhe do të zëvendësohet nga një tjetër gjeneral francez, ish-komandanti i KFOR-it, Ksavier de Marnak.

Top Channel