Strasburgu kundër ekstradimit të Rrapajt

12/10/2010 20:45

Gjykata e Strasburgut i ndalon Shqipërisë ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Almir Rrapajt, ish-zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga avokati Ardian Visha që mbron të pandehurin Rrapaj.

Avokati tha per Top News se kërkesa e drejtuar në Strasburg për mosekstradim drejt SHBA-ve mbështetet në nenin 39 të ligjit për të drejtat e njeriut, sipas të cilit nuk mund të ekstradohet asnjë i pandehur në një vend ku është në fuqi ligji i dënimit me vdekje.

Kërkesa e Strasburgut është një hap para vendimit që do të marrë kjo gjykatë, ndërsa do shqyrtojë çështjen e Almir Rrapajt.

Gjatë seancave për Rrapajt, avokati Visha ka argumentuar se një nga veprat penale për të cilat Prokuroria ia atribuon klientit të tij është e dënueshme me dënim kapital, por që prej vitit 1998 në Kushtetutën e Shqipërisë nuk njihet dënimi me vdekje dhe për këtë arsye vendi ynë i refuzon ekstradimet në të tilla raste.

Në dosje, sipas avokatit, nuk ka asnjë provë fajësie, ndërsa prokuroria, po sipas mbrojtësit ligjor është përpjekur të shesë si provë një deklarim të një oficeri të SHBA-ve, e cila nuk mund të jetë provë në deklarim për sa kohë nuk thuhet burimi se nga ka marrë informacionin për këtë ngjarje.

Një tjetër kundërshti e paraqitur para gjykatës ka qenë momenti i arrestimit të Almir Rrapos, ish-punonjës në Ministrinë e Jashtme.

“Arresti i Rrapos është i paligjshëm, sepse është bërë në territor të huaj dhe si rrjedhim ai është i pavlefshëm, nuk kishte asnjë nevojë të arrestohej brenda ambasadës”, thuhet në vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA