Ambasadori spanjoll në Beograd, Inigo de Palacio Espana ka deklaruar për mediat serbe se në bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të evitohet asnjë temë.

“Ka disa tema teknike që duket se janë më të rëndësishme se temat e tjera, megjithatë dialogu mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë i hapur”, ka pohuar Espana.

Sipas diplomatit spanjoll, idenë e dialogut e përkrahin një numër i madh shtetesh, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA në një mënyrë apo në tjetrën do të kenë një rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shtuar Espana, vendi i të cilit refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Top Channel