Reshjet, bllokohet rruga ura e komunës Shllak

12/10/2010 16:25

Reshjet e dendura të pak ditëve më parë kanë krijuar një shembje serioze të dherave pranë urës që lidh komunën Shllak me rreth dy mijë banorë me pjesën tjetër të vendit.

Aktualisht per momentin rruga eshte teper e rrezikshme per kalimin automjeteve sidomos furgoneve me pasagjere qe kalojne mbi disa drure qe jane vendosur per te lidhur uren me pjesen e rruges se shembur.

Sipas banorëve zona e tyre eshte lene ne harrese dhe kerkojne nderhyrjen e strukturave te shtetit. Aktualisht ndermarrja e rrugeve rurale eshte duke bere mbushjen me dhera te pjeses se shembur por sipas specialisteve kjo nuk ka garanci dhe e vetmja menyre me sigurt eshte ndertimi i nje ure metalike.

 

Top Channel