PD, provokim anëtarëve të Kushtetueses

12/10/2010 08:30

Partia Demokratike ripërsërit të njëjtat pyetje për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, siç ka bërë me anëtarët e mëparshëm të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, një pjesë e të cilëve nuk i morën votat e mazhorancës.

Deputetët e shumicës kanë dërguar po të njëjtat pyetje si për kandidatët e mëparshëm, ashtu dhe për të sapodekretuarit Artan Hoxha dhe Fatmir Hoxha.

Në riformulimin e pyetjeve që anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë bërë këtë herë, është kërkuar mendim nga kandidatët për konfliktin mes mazhorancës dhe KLD-së.

Komisioni i ligjeve do të zhvillojë sot seancën e parë dëgjimore me Artan Hoxhën, i cili është një prej të dekretuarve të Presidentit Topi për Gjykatën Kushtetuese.

Nga shtatë dekrete që janë depozituar në Kryesinë e Kuvendit, vetëm tre prej tyre janë gati për shqyrtim dhe zhvillimin e seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.

Artan Hoxha, Fatmir Hoxha dhe Edlira Jorgaqi kanë arritur të dorëzojnë dosjet e plota në Kryesinë e kuvendit, duke ia lënë radhën Komisionit të Ligjeve të ndërtojë axhendën dhe të përcaktojë ditën kur ata do të japin ‘provim’ përpara ligjvënësve të Komisionit të Ligjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA