Athina zyrtare është e shqetësuar nga manovrat e fundit politike të Shkupit, që ka propozuar që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO të bëhet me referencën FYROM.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave shteti helen nuk e ka mirëpritur propozimin që kontesti i emrit të zgjidhet më pas, për të mundësuar anëtarësimin në BE.

Për këtë arsye, Athina zyrtare i ka tërhequr vëmendjen Shkupit, duke i bërë të qartë se nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE pa u zgjidhur më parë kontesti i emrit.

Qeveria greke ka kërkuar nga ajo e Shkupit që t’u rikthehet bisedimeve nën patronazhin e OKB-së për gjetjen e një kompromisi.

Top Channel