Largimi i Priftit, reagon LSI-ja

12/10/2010 18:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të nënkryetarit të kësaj partie Dritan Prifti dhe akuzave të tij për Ilir Metën.

Sipas sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në LSI, Ardit Çela, ky vendim pritej.

“Largimi nuk ishte i papritur. Meta i dha mundësi Priftit të çlirohej nga pengmarrësit, por ai zgjodhi të ulet në të njëjtin prehër me Tan Leprin. Duke kaluar nga një deputet në tjetrin si një pazarxhi i rëndomtë për t’i marrë me vete, ai vendosi të ikte edhe i vetëm”, është shprehur Çela.

Pas një letre të gjatë të tij, që mban datën 12 tetor, një ditë pasi LSI organizoi konventën e Tiranës, Dritan Prifti deklaroi se largohej përfundimisht nga LSI-ja.

Top Channel