Komando shtesë në Kabul
12/10/2010 19:50
Në repartin ushtarak të Poshnjes në Berat është zhvilluar ceremonia e dërgimit për në Afganistan të një reparti të forcave speciale të ushtrisë shqiptare.
Ata do të shërbejnë në misionet e NATO-s në këtë vend.
“Është bërë një përgatije shumë e mirë. Është një kontigjent i mirëpërgatitur. Një pjesë e tyre shkojnë për herë të parë, por ka edhe një pjesë të vogël që shkon për herë të dytë. Përvoja e tyre do të shërbejë në realizimin e detyrave që u ngarkohen”, është shprehur koloneli Arben Kingjini.
Top Channel