Zyrtarë të NATO-s kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e drejtuesve shqiptarë në strukturat e larta të Armatës së Maqëedonisë.

Shqetësimi i është shprehur kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili vizitoi në ditët e fundit Brukselin, ku u takua me zyrtarët Robert Simons dhe Lar Rossin.

Nga ana e tij Ahmeti ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që të ndikojnë në zgjidhjen e kësaj cështjeje.

Por bashkëbiseduesit kanë pranuar se nuk është e lehtë që të ngrihet kaq shpejt një strukturë ushtarake muletnike.

Top Channel