
Kryeministri Sali Berisha uroi studentët për nisjen e vitit të ri akademik 2010-2011.
Duke folur nga Akademia e Arteve shefi i qeverisë theksoi se për herë të parë nisin universitetin 70 përqind e atyre që mbaruan maturën.
Berisha premtoi mbështetje për Akademinë e Arteve, prej së cilës kanë dalë emra të mëdhenj.
Ndërkohë presidenti i Republikës Bamir Topi uroi studentët e Shqipërisë nga Universiteti Bujqësor në Kamëz. Topi uroi një vit të mbarë akademik për studentët dhe pedagogët.
Edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli uroi nga fakulteti i Drejtësisë nisjen e vitit të ri akademik, duke vlerësuar se studentët e kësaj dege janë e ardhmja e kombit.
“Drejtësia ka nevojë që të shkundet. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin”, tha Topalli.
Top Channel