Shqipëria, e ndarë në dysh

11/10/2010 15:00

Demokracia, qeveria dhe korrupsioni kanë ndarë në dysh Shqipërine. Të pakten, sipas një studimi të komisionuar prej Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë mbi perceptimin e publikut për performancën e qeverisë, demokracinë në vend dhe çështjet e ndërlidhura të krizës politike, te bere publik së fundmi.

Shqiptaret jane te ndare ne menyre thuajse te barabarte persa i perket ceshtjes se hapjes se kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne sondazhin e realizuar nga fondacioni Soros balanca anon me vetem 2 perqind me shume nga krahu i te anketuarve qe shprehen pro hapjes me 47,5 perqind, ndersa 45,8 perqind shprehen kunder ketij aksioni.

Gjithashtu, shumica e të anketuarve, 52.5% shprehen se greva as e dobësoi dhe as e forcoi gjendjen e demokracisë në vend dhe 61% se as e vonoi dhe as nuk e ndihmoi procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Qeveria ka marre nga 40,1 perqind e te anketuarve miratimin per punen e kryer deri tani.

Ne lidhje me transparencen ne qeverisje qytetaret kane renditur organet e pushtetit vendor si me transparente me 65,9 perqind perkundrejt 29 perqind qe mendojne ndryshme. Me pas vjen Parlamenti dhe i fundit Keshilli i Ministrave. Ne sondazh rezulton se vetem 18,6 perqind e te pyeturve mendojne se korrupsioni eshte ulur ndersa shumica prej 39,5 perqind vleresojne se niveli i tij eshte rritur.

Ky studim paraqet mendimet e tre grupeve perfaqesuese te shoqerise shqipetare mbi 18 vjec ne qendra te medha urbane, sic jane qytetet Tirane, Durres, Fier, Vlore, Elbasan, Korce dhe Shkoder. Duke komentuar rezultatet e ketij sondazhi, drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi, thekson se këto janë rezultate të cilat duhet të çojnë aktorët politik në reflektim. Ky studim, së bashku me shumë përpjekje të tjera të shoqërisë civile duhet të mirëpërdoren nga aktorët politik dhe qeverisës, si mjete ndërtimi politikash të informuara, në përgjigje të shqetësimeve të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA