Shkodër, familja e varfër kërkon mbështetje

11/10/2010 12:30

Përmbytjet e herëpashershme të zones së nënShkodrës por edhe më tej, e kanë thelluar edhe më shumë varferinë në të cilën jetojnë disa familje.

Shtëpia e Lulash Kepit ne fshatin Kuq ndodhet ne afersi te vendit ku bashkohen dy lumenjte Kir dhe Drini. Hapja e portave te Vaut te Dejes apo vershimi i Kirit e kane permbytur banesen e varfer te kesaj familje kater here brenda 10 muajve. Kjo familje banon ne nje ambient 40 metra katror ne gjendje shume te keqe dhe demet ne pamje te pare jane ne nje vlere shume te vogel por qe per Lulash Kepin dhe bashkeshorten e tij jane pasuria e jetes se tyre.

Muret e shtepise ende nuk ishin thare nga permbytjet e meparshme kur vetem pak dite e pare ujrat hyne edhe njehere ne banese duke nxjere jashte dy bashkeshortet dhe foshnjen e tyre 6 muajshe. Femija eshte rritur ne kohe permbytjesh dhe bashke me prinderit do t’i duhet te kaloje nje dimer te veshtire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA