Nis viti i ri akademik

11/10/2010 15:25

Presidenti Bamir Topi ka zgjedhur Universitetin Bujqesor, ku ka përfunduar studimet jo vetëm për të përshëndetur të rinjtë në këtë fillimviti akademik, por edhe për t’u ndalur në disa cështje shqetësuese për Shqipërine, sic janë pronat.(UPDATE)

“Të gjithë ato elementë shumë të rëndësishëm të zbatimit të ligjit, sikurse është dhe çështja e pronave dhe e pronësisë në universitet, është një çështje që duhet të na angazhojë të gjithëve me shumë seriozitet, që gjërat brenda universitetit në radhë të parë të mos jenë të konfiguruara në aspekte informale, por të jenë të formalizuara, të zyrtarizuara. Kështu që në këtë këndvështrim do të bashkëpunojmë dhe jam i bindur që do të ketë sensibilitetin e duhur për t’i dhënë zgjidhje definitive këtij Universiteti”, tha Topi.

Presidenti ka theksuar qe eshte koha qe te rinjte te studiojne ne profesione qe ju vlejne dhe qe i kerkon tregu, pasi koha ka treguar se ata po orientohen gabim.

“Shumë prindër ndoshta nuk e kanë formimin për të orientuar fëmijët e tyre. Mjaft universitete kane qellimin per te formuar studente, por kane edhe interesin privat, sot eshte bere mese e nevojshme qe prinderit, studentet te dine te orientohen sakte qe nuk jane brenda viteve te studimit”, tha Topi.

Bamir Topi eshte shprehur se do te mbeshtese ndertimin e kampusit te ri universitar, i cili do t’i jape nje tjeter dimension arsimit.Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur  t’i pershendese te rinjte, per kete vit te ri akademik nga Akademia e Arteve.

Edhe pse buxheti i arsimit te larte kete vit eshe shkrutuart ndjeshem zoti Berisha ka theksuar se do te mbeshtese financimin e universiteteve, dhe do te kerkojne qe te zbatohen standartet e OECD-së.

“Për herë të parë në gjithë historinë, këtë vit në bankat e shkollave të larta, ulen 70 përqind e atyre që mbaruan maturën, universitetet i konsiderojmë shtretërit e mendimit intelektual të kombit, ndaj edhe nuk do të nguroj që t’i mbështesim ato me të gjitha mjetet financiare”, tha Berisha.

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka vizituar ambientet e Fakultetit Juridik ku dhe ka pershendetur mijëra te rinj per fillimin e vitit te ri akademik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA