Njësia kufitare e Policisë së Kosovës sekuestroi sot në pikën e kalimit të Kullës një sasi prej 5 kilogramësh substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave sasia e drogës u zbulua në sediljen e pasme të një makine tip “Golf”, me targa malazeze, që drejtohej nga një boshnjak nga Republika e Malit të Zi.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit, me iniciale H.S, u arrestua nga agjentët, të cilët sekuestruan edhe veturën me të cilën ai po udhëtonte.

Ende nuk dihet se cili ishte destinacioni i lëndës narkotike, por pritet që kjo të zbardhet nga hetimet e mëtejshme, që po zhvillohen nga drejtoria kundër trafiqeve në PK.

Burimet shtojnë më tej se, me vendim të prokurorit, personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Top Channel