Kosovë, sërish tërmet në Gjilan
11/10/2010 09:30
Sërish lëkundje tërmeti në Gjilan të Kosovës. Sipas njoftimeve të Qendrës Sizmiologjike Evropiane, të cilës i referohen mediat kosovare, fuqia e tërmetit ka arritur deri në 4 ballë.
Bëhet e ditur se epiqendra e lëkundjeve ishte 32 kilometra në veriperëndim të Kumanovës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima në njerëz.
Top Channel