Imami takon homologët ballkanas

11/10/2010 18:30

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka patur një sërë takimesh me homologët e tij europianë, në prag të nisjes së punimeve të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore.

Mes takimeve pasditen e së hënës, Imami është takuar me homologun malazez dhe atë serb, vendet e të cilëve pritet që të bëhen nesër anëtarë me të drejta të plota në këtë ministerial.

Ndërkohë që kryeministri i vendit, Sali Berisha është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes, me të cilin ka folur në lidhje me rëndësinë që ka takimi i nesërm i ministrave të Europës juglindore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA