Henri fut në kaos Gërdecin

11/10/2010 15:10

Në pritje të ditës kur amerikani Patrik Henri do të dëshmojë për llogari të procesit të Gërdecit me 29 të pandehur, palët në Gjykatën e Tiranës vazhdojne debatet juridike nëse kompania SAC, që ai administronte është favorizuar apo jo nga ish-zyrtaret sot nën akuzë.

Gjate depozitimit të provave shkresore ishte deklarata e prokurorit Altin Dumani, i cili u shpreh konkretisht se kompania SAC ka sherbyer si fasade, pasi sipas akuzes realisht cdo gje eshte kryer per te favorizuar ‘Albademil’, ne te cilen ishin bashke-ortake Mihal Delijorgji dhe Patrik Henri.

Sipas prokurorit ne kohen qe Albademil u krijua ne kontrate jane percaktuar qarte se ‘Albademil’ merrte persiper pervec demontimit edhe sigurine. Po pikerisht pas kesaj deklarate Vladimir Meci, mbrojtes i ish-komandantit te forcave te bashkuara Shpetim Spahiu akuzoi prokuorine per dy standarde.

Sipas zotit Meci gjykata nuk duhet te pranoje asnje prove shkresore ku permendet kopmania SAC, pasi sipas tij kjo kompani nuk eshte nen hetim.

Sipas avokatit, prokuroria ka theksuar ne cdo seance se klienti i tij dhe disa te tjere nen akuze kane favorizuar kompanine SAC ne nje kohe qe statusi i kesaj kompanie dhe i administratorit te tij nuk u prek. Avokati vijoi me tej duke thene se Patrik Henri nuk eshte mbret, prandaj nuk kuptohet se si eshte e mundur qe nje shtet i tere u vu ne sherbim te tij dhe ende askush nuk ka pergjigjje per Patrik Henrin se cfare pozicioni ka ai ne kete proces.

Avokati Meci i mbeshtetur me pas edhe nga avokati i Delijorgjit, duke ju referuar kodit te procedures penale theksoi se prokuroria nuk mund te therrase si deshmitar nje person qe eshte bashkeortak ne kompanine ‘Albademil’, subjekt ky i marre i pandehur ne procesin ‘Gerdeci’. Prokuroret depozituan si shkresa edhe dokumente qe sipas tyre implikojne te pandehurit se kane paraqitur te dhena false per demontimine municioneve.

Por ish-specialisti i kategorizimit te municioneve Zenun Ferro iu pergjigj prokuroreve duke thene se kategorizimi i armeve per demontim ishte hequr me dy vendime te keshillit te ministrave njeri ne 2002 dhe tjetri ne 2006. Ferro tha se ne baze te ketij VKM-je, MEICO-s i dergohet nje liste prej 102 mije tone municione, cka do te thote se aty perfshiheshin te gjitha llojet e municioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA